Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PA

    Ilidh. bised.
    1. Prandaj: ka ndodhur, pa rrëfejnë.
    2. Lidh dy fjali, me kuptimet: "përndryshe"; "po, porse"; "sa për..., për sa i përket..."; "që, për të...": nuk e vuri re, pa do t'i kishte folur; qoftë kryet shëndoshë, pa kësula gjen sa të duash (fj. u.).
    3. Përdoret kur numërohen disa veprime: qilimat kanë shumë punë - pa duhet larë leshi, pa duhet krehur, pa duhet ngjyer...
    4. Si kallëz. mat. heqim, zbresim: dhjetë pa tre.
    IIndajf. bised.
    1. Pastaj: mendohu, pa fol!
    IIIparafj.
    1. (r. k.) 1. së bashku me një emër, me një përemër ose me një numëror tregon: mungesën e dikujt a të diçkaje, të një tipari a të një pjese, të një caku në hapësirë, në kohë etj.; mungesën a mohimin e një veprimi, të një gjendjeje të caktuar, të një rrethane etj.: kafe pa sheqer; fustan pa mëngë; njeri pa vlerë; fushë pa anë e pa fund; katër pa një çerek; bëhet edhe pa të; doli pa pallto; flet pa pushim; e bëri pa dashje; fëmija pa nënë; si nata pa hënë (fj. u.); / heqjen, përjashtimin, veçimin e dikujt a të diçkaje; veç, përveç: peshon tridhjetë kile pa arkën. 2. me një emër të përsëritur në togje të qëndrueshme, që shënojnë një mënyrë veprimi ose një rrethanë, zakonisht të papërshtatshme a të padëshirueshme: flet vend e pa vend; vjen kohë e pa kohë.
    IVpasth.
    1. Përdoret, edhe e përsëritur, kur shprehim habi, keqardhje, admirim, pakënaqësi, përçmim, neveri etj.: pa, ç'harrova!; pa-pa, sa i bukur qenka!; pa-pa, sa ftohtë bën!; pa-pa, sa njeri i keq ishte!
    Vpj.
    1. Përdoret kur duam të zbusim urdhrin a kërkesën, kur zë fill ligjërimi, kur duam të theksojmë qëndrimin e folësit etj.: pa na i thuaj!; pa mendoni pak!; pa nisi kënga; e kush e besonte pa?; dhe ç'miell pa!
    2. Përdoret me pjesoren për të ndërtuar formën e pashtjelluar mohore: u nis pa zbardhur.
    VIPA-fjalëform.
    1. Parashtesë për të formuar: emra dhe mbiemra me kuptim të kundërt (p.sh. pabarazi, pakënaqësi etj.; i padukshëm, i papjekur etj.); mbiemra që shënojnë mungesë; (p.sh. i pafund, i pastrehë, i pabesë, i pafat etj.).