Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PI

    kal.
    1. Thith me gojë dhe kapërdij në stomak ujin a një lëng tjetër; gëlltit një hape, zakonisht me ujë: pi kafe (verë); pi një aspirinë; pimë për shëndetin e...; pa ngrënë e pa pirë; ishte bërë për të pirë helmin (fig.) ishte dëshpëruar shumë; / edhe jokal., përdor me tepri pije alkoolike; dehem: kishte pirë ishte dehur; dehet pa pirë (iron.); këtej të pi verën, andej të shan derën (fig.) nuk është mirënjohës.
    2. Thith e nxjerr jashtë tymin e duhanit: pi shumë cigare.
    3. E thith me diçka; ia thith vetes; e përthith: ia piu djersën me peshqir; e piu ujin toka; kanë pirë ujë drutë.
    4. fig. bised. E pësoj; e vuaj; e ha: piu ca pëllëmba; e piu kot; e piu e zeza përfundoi keq.
    5. v. III bised. ka me shumicë sa më mbyt; më asgjëson: na pinë mizat (mushkonjat); na pinë të gjallë.