Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PO

    Ilidh.
    1. Lidh dy fjali ose dy gjymtyrë fjalie me marrëdhënie kundërshtore të mirëfillta ose me ngjyrim plotësues, kufizues, përforcues, shkallëzimi etj.; por; mirëpo; veçse: e prita, po s'erdhi; do të vijë, po pak më vonë; mall i mirë, po pak i shtrenjtë; duket gjë e vogël, po është e rëndësishme; jo vetëm që e ndërtuam shpejt, po e bëmë edhe të bukur; jo që bëri gabim, po as donte ta pranonte.
    2. Përdoret (edhe në disa shprehje lidhëzore) në fillim të fjalive kushtore me kuptimin "në qoftë se", "në rast se"; nëse, në, sikur: po ta duash, mbaje; po ta kisha ditur, nuk do ta lejoja; po qe se vjen, më njofto; po s'hëngre hudhra, s'bie erë (fj. u ); po deshe, ule zërin të lutem ule zërin, në mundsh ule zërin; po qe se e takon, thuaja.
    IIpj.
    1. Përdoret kur pohojmë a kur pranojmë diçka ose kur përforcojmë atë që është thënë më parë, me kuptimin "patjetër, sigurisht, s'ka dyshim"; posi; kund. jo: - e kuptove? - po; - do takohemi? - po; po, do ta sjell; - mua më kërkojnë? - po, ty; ai po se po (po e po).
    2. Përdoret (edhe me pasthirrmë) kur tregojmë diçka, kur përmbyllim një mendim, kur kujtojmë papritur diçka, kur tërheqim vëmendjen e dëgjuesit ose kur shprehim habi, mosbesim, qesëndi, pakënaqësi etj.: - po ja, kështu më thanë; - po si je?; - e po s'ke ç'i bën; po ajo gjë; po vërtet, s'qenka!; - po more, e ditke ti!
    3. Përdoret para foljes kur shprehim veprime që zgjatin a që janë në shtjellim e sipër: po lexoj; po bie shi; po binte nata.