Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJËMË I

    f. sh.
    1. Fatkeqësi e rëndë, mynxyrë e madhe, e lidhur zakonisht me vdekje; e zeza. Gjëmë e madhe (e zezë). E gjeti (e zuri) gjëma. Të rëntë gjëma! mallk. I lëshoi një gjëmë e mallkoi që ta gjejë një fatkeqësi, e mallkoi rëndë.
    2. Lajmi i vdekjes, që u çohet të afërmve, mandate. I erdhi gjëma. Të ardhtë gjëma! mallk.
    3. etnogr. Vajtim me britma që bëhej në rast vdekjeje; britmë që nxirrej gjatë këtij vajtimi, britmë vajtuese. Shkoi për gjëmë. Vajtonte me gjëmë. Nisi (lëshoi, dha) gjëmën. Zunë gjëmën. Krisi (pushoi) gjëma. I bënë gjëmën. Të bëfsha gjëmën! mallk.
    4. Sasi e madhe e diçkaje. Një gjëmë para.
    5. bised., keq. Diçka e keqe dhe e shëmtuar, që mezi durohet. Ç’e ke atë gjëmë!? S`e shoh dot me sy atë gjëmë!

      Shprehje

      • Bën gjëmë vajton me britma, qan me kujë e ulërimë. Të bën gjëmën të sjell a të shkakton një fatkeqësi të madhe, të bën të keqen, të bën atë që s'ta ka prerë mendja.