GJËMËMADH II
mb.
- Që ka gjëmim të madh; që ka ushtimë të madhe. Bubullimë gjëmëmadhe. Zë gjëmëmadh. Buçimë gjëmëmadhe.
- fig. Që ka bërë bujë, që është shumë i dëgjuar; bujëmadh. Fitore gjëmëmadhe. Emër gjëmëmadh.
- keq. Që bën shumë zhurmë e bujë, që ankohet në të katër anët, zhurmëmadh. Njeri gjëmëmadh.
- Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit.