Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJETIU

    ndajf.
    1. Në një vend tjetër, tjetërkund. Kërkoj gjetiu. Shkoi gjetiu. Shikon gjetiu.
    2. fig. Në diçka tjetër, në tjetër gjë, tjetërkund. E hodhi fjalën gjetiu. E ka hallin gjetiu. E kisha mendjen gjetiu po mendoja për tjetër gjë, s'e kisha mendjen aty.