GJETJE
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GJEJ, GJENDEM. Gjetja e prejardhjes. Gjetja e zgjidhjes. Gjetja e metodave të reja (e rrugëve të reja). Gjetja e numrit të panjohur.
- fig. Zgjidhje e goditur në një vepër ose shkrim; diçka e kapur bukur ose mirë. Gjetje artistike. Gjetje e goditur.
- kryes. sh. arkeol. Sendet që zbulohen gjatë gërmimeve. Gjetjet arkeologjike. Gjetje të rastit. Përshkrimi (datimi) i gjetjeve të reja.