GJURMOJ
kal.
- Shkoj pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje; ndjek a kërkoj dikë a diçka për ta zënë ose për ta asgjësuar. Gjurmon derrin e egër. E gjurmoi deri në strofkë. Gjurmonin një keqbërës.
- I shkoj pas fshehurazi dikujt për ta përgjuar, përgjoj.
- fig. Bëj kërkime për të gjetur a për të zbuluar diçka, kërkoj; ndjek një çështje, një punë etj. Për ta zgjidhur; hetoj. Gjurmon për jetën e një shkrimtari. Gjurmon një punë (një çështje). Gjurmon prejardhjen e një fjale.
- jokal. Eci, endem. Gjurmon rrugëve.
Shprehje
- Gjurmon (kërkon, lyp) qimen në vezë shih te QIM/E,~JA.