Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJURMUES

    Im. sh.
    1. Ai që shkon pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje, për ta zënë ose për ta asgjësuar; usht. ushtar zbulues i përgatitur, që i njeh mirë gjurmët dhe ndjek pas tyre armiqtë. Gjurmuesit e kufirit. Togë gjurmuesish.
    2. Ai që bën kërkime për diçka në një fushë të dijes, kërkues; ai që përpiqet të zbulojë diçka sipas disa shenjave. Gjurmues i folklorit. Gjurmues i fjalës së rrallë. Gjurmues i mineraleve të dobishme.
    3. fiz. Atom gjurmues.
    IImb.
    1. usht. Që ka për detyrë të ndjekë e të zbulojë armikun sipas gjurmëve; ndjekës. Togë gjurmuese.
    2. fig. Që kërkon të hetojë a të zbulojë diçka, që ndjek me kureshtje e me vëmendje. Shikim gjurmues. Sy gjurmues.
    3. Që ka të bëjë me kërkime në një fushë të caktuar të dijes; kërkimor. Punë gjurmuese.
    4. fiz. Që përdoret për të ndjekur rrugën e lëvizjes së lëndëve e të elementeve në një organizëm, në një proces etj. Atome gjurmuese.
    5. usht. shih GJURMËLËNËS, ~E. Predhë gjurmuese.