Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJYMTOJ

    kal.
    1. I pres ose i dëmtoj rëndë një gjymtyrë, e bëj të gjymtë, i lë një cen në trup dikujt. I gjymtoi dorën (këmbën). E ka gjymtuar sëmundja.
    2. I pres ose i shkëput një pjesë diçkaje; i prish pamjen e natyrshme a të zakonshme, e shëmtoj; e shkatërroj. I gjymtuan pemët (shtëpitë).
    3. fig. I cenoj rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale. E kanë gjymtuar shpirtërisht.
    4. fig. I heq një a disa pjesë të rëndësishme një vepre, një teorie, një ideje etj. I gjymtonin veprat përparimtare, kur i botonin. E gjymtoi mendimin (teorinë).