GJYMTUAR
mb.
- Që i është prerë ose i është dëmtuar rëndë një gjymtyrë, që ka një cen të rëndë në trup; i gjymtë. Njeri i gjymtuar.
- Që i janë prerë ose shkëputur disa pjesë; i dëmtuar, i shkatërruar; që i është prishur pamja e natyrshme. Pemë të gjymtuara.
- fig. Që i janë hequr pjesë të rëndësishme, që nuk është i plotë; i cunguar. Artikull i gjymtuar. Mendim i gjymtuar.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.