GOMARE
f. sh.
- Femra e gomarit, gomaricë. Qumësht gomareje.
- Dru bigë. Preu një gomare.
- fig. thjeshtligj. Grua a vajzë e trashë nga mendja, budallaqe, hajvane. Ç`gomare paska qenë!
- bot. Dardhë gushtake, që i bën kokrrat të mëdha, me ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe me shumë lëng; kokrrat e kësaj dardhe. Voli gomaren.
- Përd. mb. sipas kuptimit 4 të emrit. Dardhë gomare.