GOMAREZ
f. sh.
- Vegël e tezgjahut në trajtë bige, së cilës i vihet përsipër një peshë (zakonisht një gur), që shërben për të mbajtur të tërhequra fijet gjatë endjes, kur i mbledhin në shul; branë.
- Këmbalec druri, mbi të cilin mbështeten drutë për t’i prerë a për t'i sharruar. Bëri një gomarez. Sharron drurin në gomarez.
- zool. krahin. Brumbull.