GRIMË
f. sh.
- Grimcë buke, djathi etj., thërrime.
- përd. ndajf. Shumë pak, një thërrime, një fije (përdoret së bashku me numërorin një). Një grimë. Për një grimë a) për shumë pak kohë; b) për pak gjë. Në një grimë në çast. Një grimë herë. Një grimë shpresë. Prit një grimë!
- përd. ndajf. Fare, aspak (përdoret zakonisht së bashku me përemrin asnjë). S`frynte asnjë grimë erë. S'kishte asnjë grimë shpresë. S`hëngri asnjë grimë.
Shprehje
- Sa grima a) shumë pak kohë, fare pak; b) shumë i vogël, fare i vogël. E bëri copë e grimë (copë, thërrime, copë e çikë, copë e kothere, copë e thërrime) shih te BËJ.