GRUMBULLOHEM
vetv.
- Bashkohem në grup me të tjerë në një vend, formoj me të tjerë një grumbull a një grup për qëllime të caktuara. U grumbulluan rreth zjarrit. U grumbulluan te sheshi. Janë grumbulluar shumë njerëz.
- sport. Marr pjesë në një skuadër a në një ekip dhe bëj stërvitje të organizuar para një ndeshjeje, një kampionati etj. U grumbulluan në ekipin kombëtar.
- vet. veta III. Vjen nga një ose nga disa anë dhe mblidhet në një vend. Grumbullohet uji nëpër rezervuarë. Grumbullohen retë.
- vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më mblidhet mjaft punë që duhet bërë, më shtohet puna etj. Më është grumbulluar puna.
- Pës. e GRUMBULLOJ.