GRUMBULLOJ
kal.
- Mbledh në një vend diçka (sende, lëndë të ndryshme), vë një mbi një ose njërin pranë tjetrit, bëj a vë grumbull; mbledh. Grumbulloj barin (drutë, gurët, dëborën). I grumbulluan librat. Grumbulloj ujë në gropë.
- Mbledh grumbull njerëz ose kafshë, bëj që të mblidhen në një vend; përqendroj. Grumbulloj nxënësit (studentët). Grumbulluan trupat (ushtarët). I grumbulluan në oborr.
- Mbledh, marr andej-këtej të dhëna, materiale etj. për një qëllim të caktuar. Grumbullon fakte (materiale, të dhëna). Ka grumbulluar prova.
- Mbledh ushqime të ndryshme për t'i ruajtur ose për t'i përdorur në kohën e duhur; vë diçka mënjanë për ta përdorur me vonë, mbledh. I grumbullon për dimër. Grumbullon forca (energji).
- Mbledh në kohën e duhur, sipas rregullave të caktuara e sipas një plani, nga fshatarët ose nga kooperativat prodhime bujqësore e blegtorale për të plotësuar nevojat e popullit e të ekonomisë socialiste. Grumbullojnë drithin (mishin, vezët, qumështin). Grumbullon bimë mjekësore.
- Shtoj diçka pak e nga pak; fitoj. Grumbullon para (mall). Grumbullon përvojë (dije, njohuri, forca). Grumbulloi pikë.