Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HAK

    m. sh. bised.
    1. Shpërblimi për një punë që merret përsipër dhe kryhet me marrëveshje, pagesa për punën e kryer. Haku i punës. Haku i ustait. Ia hëngri hakun. E punoi me hak. Sa i bëri haku? S`të kam hak nuk të detyrohem gjë për diçka.
    2. Hakmarrje, shpagim. Ia mori hakun.
    3. E drejtë që më takon; ajo që meritoj; e drejtë, arsye. Hak për hak sipas punës edhe shpërblimi. E ka (me) hak. Ka hak. I jap hak. Laj hakun. Ia hëngri hakun.

      Shprehje

      • E bëri hak e meritoi diçka. I doli hakut (borxhit, nga borxhi) dikujt shih te BORXH,~I. I hyri në hak dikujt i hëngri të drejtën. I vjen hakut (i vjen për hak) dikujt keq. shih te VIJ. Kija inatin dhe foli hakun! (kija inatin, po hakun mos ia ha!) fj.u. shih tek INAT,~I.