HARBOJ
jokal. bised.
- Eci me vrap, vrapoj; largohem shpejt; hidhem e kërcej lirshëm: harbuan fëmijët.
- Sorollatem kot: harboi tërë natën.
- fig. zakon. iron. Marr fuqi e zhvillohem, harlis (edhe për bimë); bëhem i papërmbajtur; tërbohem: harboi kali; harboi hardhia; harbon me femra.
- kal. Ia largoj gjumin etj. / edhe fig., bëj që të harlisë (edhe për bimë): e harboi paraja; shiu e harboi barin.