HARKOJ
kal.
- Përkul diçka dhe e bëj si hark, i jap trajtën e harkut. Harkoj kallamin (telin, thuprat). Harkoj trupin. Harkon krahët.
- vet. veta III. I vjen rreth, i rri si hark, e rrethon, e qarkon. Lumi e harkonte fushën. Cullufet i harkonin ballin.
- jokal. vet. veta III. Vjen si hark, bëhet harqe-harqe; edhe veta I marr kthesë, dredhoj. Kodrat harkojnë. Lumi harkonte rrotull trialit. Valët harkonin. Me të dalë të fshatit harkuam nga lindja.