Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HELMOJ

    kal.
    1. I jap helmin dikujt, dëmtoj një organizëm të gjallë ose shkaktoj vdekjen e tij me helm; i hedh helm diçkaje, shtie helm në diçka. E helmoi gjarpri. Ia helmoi gjakun. I helmuan qentë. E helmuan ujin armiqtë.
    2. fig. Dëmtoj a prish dikë me diçka të keqe. Borgjezia përpiqet ta helmojë rininë me idetë e nënshtrimit. Helmojnë ndërgjegjen e njerëzve.
    3. fig. E hidhëroj shumë, e pikëlloj; ia bëj të hidhur (jetën etj.). E helmoi shumë nënën. I helmoi jetën.
    4. I helmoi zemrën (shpirtin) dikujt e hidhëroi shumë, e pikëlloi, ia bëri zemrën vrer.