HELMUAR
mb.
- Që i kanë dhënë helmin a që ka pirë helm, që i ka hyrë helmi në trup a që ka vdekur nga helmi; që i është hedhur helmi ose është lyer me helm. Kafshë e helmuar. Shigjetë (thikë) e helmuar. Ujë (mish, ushqim) i helmuar.
- fig. I hidhëruar shumë, i pikëlluar; që shpreh hidhërim të madh, që shpreh pikëllim. Me fytyrë të helmuar. Ishte shumë i helmuar.
- krahin. I helmët. Bimë e helmuar.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.