Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HELMUES

    mb.
    1. Që dëmton organizmin ose shkakton vdekjen e tij me helmin që ka, që të helmon. Lëndë helmuese. Gaz helmues. Bimë helmuese. Gjarpër helmues.
    2. fig. Që të dëmton a të prish me diçka të keqe. Ndikim helmues. Propaganda helmuese.

      Shprehje

      • Bar helmues shih te BAR,~I I.