Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HEQËS III

    m. sh.
    1. Ai që u tregon udhën të tjerëve, udhërrëfyesi; vjet. ai që ndihmonte një kusar për të vjedhur ose një gjakës për të vrarë dikë, duke i dhënë njoftimet e duhura; kallauz. Heqësi i fshatit.
    2. Ai që është në krye të vargut të valltarëve, ai që heq vallen. Heqësi i valles.
    3. Dashi a cjapi që prin kopenë, përçor. Heqësi i kupesë (i tufës).