HEQËS II
m. sh.
- Thikë e përkulur e me dy doreza, që përdoret për të gdhendur bishta sëpatash, kazmash etj., duke e hequr nga vetja. E gdhend me heqës.
- usht. Kunj i vogël metalik, që e mban të larguar gjilpërën e shkrepjes nga kapsolla; këmbëza e pushkës që e tërheqim me gisht. Heqësi i pushkës. Heqësi i granatës. Heqësi i shkrepjes. Unaza e heqësit.
- Rrjetë që përdoret për të zënë peshq duke e tërhequr në ujë. Hedh heqësin. Gjuaj me heqës.
- krahin. shih HEQËS/E,~JA
- Ai që merret me heqjen e diçkaje në një punë (punëtori që heq tullat nga furra, ai që heq të brendshmet e bagëtive të therura etj.). Heqësi i tullave.
- fin., vjet. Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i të hollave; Heqësi i parave.