HEQËS I
m. sh. anat.
- Eshtër e hollë, e gjatë dhe e lakuar, që bashkon kockën e gjoksit me supin; kocka e gjoksit të shpendëve, shpori. Heqësi i pulës. Ka thyer heqësin.
- Kunji që bashkon shtizën e parmendës me zgjedhën; shtiza e qerres. Heqësi i parmendës. Heqësi i qerres.
- bised. Ai që qëllon mirë me pushkë, qitës i mirë. Heqës i zoti.
- bised. Kandar me bisht. E peshoj me heqës. E vë në heqës i vajti thika në heqës arriti në një gjendje shumë të vështirë sa s'durohet më; i vajti thika në kockë.