HOLLUAR
mb.
- Që është bërë më i ngushtë në trup; që është bërë më i hollë në gjithë gjatësinë e vet; që është bërë më i mprehtë e me majë. Shkop i holluar. Me vetulla të holluara. Me majë të holluar.
- Që është bërë më pak i trashë, që është bërë si cipë a si petë (për sende të rrafshëta e të shtrira), që është bërë më i hollë. Dërrasë e holluar.
- Që është bërë më i lëngshëm, që është shtuar me ujë a me ndonjë lëng tjetër. Kos i holluar. Verë e holluar. Mjaltë i holluar. Gëlqere (bojë) e holluar.
- Që është bërë më i lartë, që është bërë më i hollë (për zërin). Me zë të holluar.