IGË
f. sh.
- Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik; veprim i dëmshëm e i rrezikshëm për njerëzit; kund. e mirë. E liga e të ligave e keqja më e madhe. Burimi i të ligave. E bëri nga e liga. Bëri shumë të liga. E kërkoi vetë të ligën. Nuk e do të ligën. Ia hoqi të ligën. E mposhti (e përballoi) të ligën. E zuri e liga. I ndjell të ligën. I ka sjellë shumë të liga. Hoqi (vuajti, plasi) nga e liga. E ndjeu të ligën. Ndanë të mirat e të ligat. I marrsh të ligat! Ruaju së ligës! E liga bëhet menjëherë (shpejt). I doli së ligës përpara. E mira dhe e liga mbahen mend. Duhet ndarë e mira nga e liga.
- Sjellje e keqe a qëndrim i keq që nuk përputhet me normat e moralit; rruga e keqe që ka zënë dikush. Ka hyrë në të liga.
- Sëmundje e rëndë; sëmundja e tokës, epilepsia. U shërua nga e liga. I ra (e zuri) e liga. I doli (iu shpif) e liga. E mori e liga vdiq nga sëmundja.
- zakon. sh. krahin. Të pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
- krahin. Nevojtore. Të ligën e kanë jashtë (në oborr).