Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALB

    kal.
    1. Prish diçka duke e mbajtur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend të lagët etj. Shiu i kalbi drutë.
    2. fig. E tret dalëngadalë, e shkatërroj, ia prish shëndetin; e bëj të dërmohet, të humbasë njomësinë e gjallërinë. I kalbi kurbeti. E kalbi sëmundja. E kalbën në burg.
    3. vet. veta III fig. E dobëson a e prish moralisht, ia prish karakterin. Ia kalbi shpirtin.

      Shprehje

      • E kalbi (e ngordhi) në dru shih te DRU,~JA
    4. Na kalbi dimri po bën dimër i gjatë edhe me shumë lagështi. Na kalbi shiu po bie shi prej shumë kohësh, nuk po pushon shiu. Pema e kalbur kalb (kalbëzon) edhe shoqet fj. u. shih te PEM/Ë,~A.