KALEM
m. sh.
- Laps. Kalem kopjativ. Kalem i kuq. Kuti me kalema. Vizatim me kalem. Mpreh kalemin. Shkruaj me kalem.
- fig. bised. Shkrim e këndim. S'dinin kalem. Është me kalem është me shkollë.
- Bisk i vogël me sytha, që është prerë nga një pemë (hardhi, shelg etj.) dhe që shartohet në një pemë tjetër ose mbillet në tokë; pip. Kalem i rrënjëzuar. Kalem plepi. Kalema hardhish. Shumëzim me kalema. Shartoj (mbjell) me kalem.
- Përdorëse që është si shkop i vogël. Kalemi i argjendarit. Kalemi i penjve.
- Maja e dhëmbit të sharrës.