Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALORE II

    f. sh.
    1. Secila nga dy shpatullat e sipërme të samarit.
    2. Rripi mbi vithet e kafshës, që lidh samarin me nënbishten a me palldëmin.
    3. Pjesa e kapistrës që i vihet kalit, mushkës etj. në hundë.
    4. Cipë e drunjtë brenda arrës, që ndan thelpinjtë. I heq kaloren arrës.
    5. Tjegulla që vihet sipër dy tjegullave të tjera të kthyera me lug përpjetë (në çati).
    6. përd. mb. Qepje kalore: mënyrë qepjeje me zigzage duke e hedhur perin sipër buzëve të copës; qepje jo e kujdesshme; qepje e përkohshme me dorë, mbi të cilën shkohet një tegel me makinë.
    7. përd. ndajf. në vijë të drejtë, me zigzage; jo me kujdes; përkohësisht (kur qepin); kaluar. Qep kalore.