Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALORËSI

    f.
    1. përmb. Tërësia e kalorësve, kalorësit.
    2. usht. Trupa me ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur në kalë. Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut. Divizion kalorësie. Gjeneral kalorësie.
    3. Sjellje e veprime të stërholluara plot lajka, karakteristike për aristokratët; fisnikëri (në vendet feudale e borgjeze). Tregonte kalorësi. Ndjenjë kalorësie.
    4. sport., vjet. Hipizëm. Gara kalorësie. I pëlqente kalorësia.