KAPELË
f. sh.
- Kësulë burrash ose grash zakonisht prej stofi e me strehë; shapkë. Kapelë republikë. Kapelë partizane. Kapelë kashte. Kapelë grash (burrash). Streha e kapelës. Ishte pa kapelë. Vë (heq) kapelën. E mban kapelën mënjanë.
- Diçka që ka trajtën e kësulës me strehë. Kërpudhë me kapelë.