Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAPOSH

    m. sh.
    1. Këndes, gjel. Kaposh i egër. zool gjel i egër. Kaposh deti gjel deti.
    2. fig. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret. Është bërë kaposh.
    3. zool. Milingonë e madhe që e ka trupin në ngjyrë të kuqërreme, kacagjel.
    4. Pupagjel, pufkë. Kërcejnë kaposhët.
    5. Lloj qëndisme me kryqe.

      Shprehje

      • Një kaposh (një këndes, një kokosh) plaçka shih te KËNDES,~I. Kapardisej (krekosej) si kaposhi (si gjeli, si këndesi) majë plehut shih te GJEL,~I. Mbeti (katandisi) kaposhi (kokoshi) një thelë shih te THEL/Ë, ~A. Pendë kaposhi bot. shih te PEND/Ë,~A.