Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAVALL

    m. sh.
    1. Fyell i madh me tytë prej druri dhe me gojëz në trajtë sqepi, fyell. Vrimat e kavallit. I bie kavallit.
    2. hist. Pushkë e vjetër me një tytë, që mbushej nga gryka dhe shkrepej me gur stralli.

      Shprehje

      • I bie kavallit (fyellit) flet kot, mundohet më kot t'ia mbushë mendjen dikujt. Është vrima e fundit e kavallit (bishti i kavallit) është njeri pa rëndësi, fjala e tij nuk ngre peshë dhe nuk dëgjohet nga të tjerët. Peshk kavall zool. shih te PESHK,~U.