Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËPUS

    kal.
    1. Ndaj në copa një pe, një litar etj., duke e tërhequr fort ose duke e prerë; shkëput: këput zinxhirin (telin, kordonin); këput një lule (një mollë, një degë).
    2. Ndaj nga nëna fëmijën ose pjellën e saj, që të mos pijë më; zvjerdh: këput fëmijën (gicin).
    3. Ndërpres një lidhje, një veprim a një veprimtari: këput marrëdhëniet me dikë; / ndaloj rrjedhën e diçkaje ose i ndërroj drejtimin; kthej: këput vijën e ujit.
    4. I bie dikujt me diçka; e rrëzoj përtokë; e vras: ia këputi me pëllëmbë (me sëpatë); i dhashë një grusht dhe e këputa (përdhe).
    5. Edhe jokal., bëj diçka shpejt e pa e zgjatur; them diçka, flas: ia këputa gjumit; ia këputi kot (më tym); / e gjuaj dikë me fjalë fyese, e shaj keq: i këputi ca të shara.
    6. E bëj që të ndiejë shumë lodhje; e rraskapit: ma këputi krahun valixhja; na këputi vapa; / fig. e bëj që të ndiejë dhembje shpirtërore ose mallëngjim; e pikëlloj: më këputi zemrën (shpirtin); më këputi malli.
    7. fig. bised. Vendos një afat, në marrëveshje me dikë, pres: këputëm ditën e dasmës.