Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËPUSHË

    f. sh.
    1. zool. Parazit i vogël, në trajtën e një merimange e me katër palë këmbë, që u ngjitet në lëkurë bagëtive, qenve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje ngjitëse; rriqër. Këpusha e zgjebes parazit shumë i vogël që shkakton sëmundjen e zgjebes. Këpusha e hardhisë parazit shumë i vogël me ngjyrë të verdhë të errët e me dy njolla të kuqe në pjesën e përparme të anës shpinore, që dëmton gjethet e hardhisë. Ka zënë këpusha. Iu ngjit si këpushë.
    2. fig. keq. Njeri parazit që rron në kurriz të të tjerëve; njeri që të ngjitet e s'të ndahet.

      Shprehje

      • Iu bë këpushë (ferrë, rriqër, çimkë, rrodhe) shih te BËHEM.