Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRKOJ

    kal.
    1. Përpiqem të gjej dikë a diçka që nuk dihet se ku është a që ka humbur ose diçka të re a të panjohur, duke hetuar, duke gjurmuar, duke kontrolluar etj. Kërkonte shokët. Kërkonin një dele të humbur. Kërkoj në të gjitha anët (andej e këtej, në çdo skutë). Kërkoj nëpër shtëpi. E kërkoi vendin me pëllëmbë. Kërkoj rrugëdalje. Kërkoj shkakun. Kërkoj udhë (shtigje) të reja. E kërkuam, por s`e gjetëm. Nuk lanë vend pa kërkuar. Kush kërkon, gjen. fj. u.
    2. Dëshiroj diçka dhe dua ta kem a ta marr; e thërres dikë, e ftoj që të vijë a të paraqitet tek unë; dua. Kërkonte shtëpi të re. Nuk kërkon shpërblim (dhurata, bakshish). Çfarë kërkon? Kë kërkoni? E kërkon drejtori. Ju kërkojnë në telefon. Kërkoi të birin para se të vdiste. Kërkon sisë (fëmija) do gji të pijë. S`di as vetë se ç`kërkon. Kërkonte më shumë nga shoqëria. Ujku mjegull kërkon. fj. u. Kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën. fj. u.
    3. I bëj dikujt një kërkesë, i lutem për diçka; ngul këmbë që dikush të përgjigjet ose të japë sqarime a llogari për diçka. I kërkoi ndihmë (para). Kërkoi një muaj afat. Qeveria kërkoi votëbesimin. Kërkojnë llogari (hesap). Kërkoj të falur (ndjesi) i drejtohem dikujt që të më falë për një gabim etj.
    4. Parashtroj një dëshirë, bëj një propozim etj.; shfaq mendimin tim për çmimin e një malli që dua ta shes ose ta këmbej me diçka tjetër. E kërkoi për grua. I kërkoi dorën. E kërkuan për drejtues. Sa kërkonte për atë? sa e shiste? Kërkonte shtrenjtë.
    5. Vëzhgoj, gjurmoj dhe studioj me kujdes e në mënyrë sistematike një çështje etj. në një fushë të shkencës.
    6. Përpiqem të arrij diçka, synoj. Kërkonte ta trembte. Kërkonte t'ua kalonte të tjerëve. Kërkonte t`ua hidhte.
    7. jokal. Kam kërkesa të mëdha (ndaj vartësve, nxënësve etj.), jam kërkues. Ai kërkon shumë. Kërkon deri në një.
    8. vet. veta III. Ka nevojë për diçka, do; meriton. Kjo punë kërkon durim (vëmendje, këmbëngulje, kujdes, djersë). E kërkon koha (zhvillimi i mëtejshëm). E kërkon e mira e popullit (e atdheut).
    9. bised. Shëtit andej e këtej, bredh, gjezdis. Ka kërkuar gjithë botën (dheun).
    10. Provoj (zakonisht gjellën a një ushqim) për të parë çfarë shije ka, nëse ka kripë, është zier ose jo etj.; shijoj, ngjëroj. Kërkoj gjellën (për kripë). Më jep pak sa ta kërkoj!
    11. jokal. vet. veta III. Ethet, ndërzehet, hiqet, është në afsh. Kërkon lopa.

      Shprehje

      • Sa të kërkosh sa të duash, me shumicë, shumë. Kërkon fjalë shih te FJAL/Ë,~A. Kërkon hënën shih te HËN/Ë,~A. Kërkon për mokra keq. shih te MOK/ËR,~RA. Kërkon sherr ngacmon dikë, e nxit që të grindet me të. Kërkoftë murin me dorë! mallk. shih te MUR,~I.