Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËSULË

    f. sh.
    1. Kapelë pa strehë, zakonisht prej pëlhure, prej shajaku etj.; mbulesë koke pa strehë. Kësulë e bardhë (e kuqe). Kësulë gëzofi (leshi, pëlhure, kadifeje). Kësula e mjekut.
    2. Lojë fëmijësh, të cilët formojnë një rreth dhe në mes vendosin një kësulë, që ruhet nga njëri lojtar, ndërsa të tjerët përpiqen ta marrin. Luajnë kësulën.
    3. spec. Çdo gjë që ka trajtën e një kapele pa strehë. Kësulë sferike. gjeom. secila nga dy pjesët e një sfere që pritet prej një rrafshi. Kësula e rrënjës pjesa e fundit e rrënjës së disa bimëve që ka trajtën e një kapeleje.

      Shprehje

      • Pa kësulë e pa opinga pa pasur asgjë. E hodhi (e vuri, e ktheu) kësulën (kapelën, festen, qeleshen) mbi sy (mënjanë) shih te SY,~RI. E ka mendjen (në) majë (të) kësulës a) është i lehtë nga mendja, nuk mendon e nuk gjykon thellë; b) i rreh mendja në një vend. E ka mizën nën kësulë (nën shapkë, nën feste) shih te MIZ/Ë,~A. Kujt i ha miza nën kësulë, le të kruhet shih te MIZ/Ë,~A.