KIKËZ
f. sh.
- Delli i bardhë dhe i fortë që lidh muskujt me eshtrat, gilcë.
- Pjesa më e ngushtë e grykës së gjymit ose të shtambës, qafa e gjymit ose e shtambës.
- Fikthi i burrave.
Shprehje
- Iu holluan kikëzat dikujt a) s'ka më fuqi, iu pre fuqia; b) nuk është më në gjendje të mendojë e të gjykojë mirë; c) nuk ka më atë autoritet e nderim që kishte, i ra vlera a rëndësia.