KIKIRIK m.sh.bot.
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell shumë të degëzuar dhe me gjethe të përbëra nga katër fletëza vezake, me lule të verdha, që bën në tokë disa bishtaja me dy-tri kokrra brenda; kokrrat e thara të kësaj bime, të cilat përmbajnë vaj dhe hahen të pjekura. Kikirik i pjekur. Vaj kikiriku. Kaush me kikirik. Çokollatë me kikirik. Shiste kikirik.