Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KONDENSATOR

    m. sh.
    1. tek. Aparat i posaçëm në makinat me avull, që shërben për të ftohur avullin dhe për ta kthyer atë në ujë. Gypi i kondensatorit. Pajis me kondensator.
    2. elektr. Aparat i posaçëm, i përbërë nga dy përcjellës a pllaka metalike me lëndë të veçantë, që shërben për të grumbulluar energji elektrike. Kondensator elektrik. Kondensatori telefonik.
    3. opt. Thjerrëz a sistem thjerrëzash që mbledh rrezet e dritës në një sipërfaqe të vogël ose në një pikë të caktuar.