KONFERENCË
f. sh.
- Mbledhje e gjerë me karakter kombëtar a ndërkombëtar ku marrin pjesë përfaqësues të organizatave politike, shoqërore, shkencore etj., ose përfaqësues të shteteve të ndryshme, të cilët shqyrtojnë çështje të veçanta që kërkojnë zgjidhje. Konferencë kombëtare (ndërkombëtare). Konferencë shkencore (përkujtimore). Konferenca e novatorëve. Konferenca e parë (e dytë) e studimeve albanologjike. Punimet (vendimet) e konferencës. Pjesëmarrësit e konferencës.
- Fjalim që mbahet në mbledhje të gjera për një problem të veçantë politik, shkencor, letrar etj.