Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRYQËZOJ

    kal.
    1. Vë kryq dy a më shumë sende njërin mbi tjetrin. Kryqëzoj drutë. Kryqëzoj duart (krahët, këmbët).
    2. hist. E mbërthej dikë pas një druri me krahë hapur si në kryq (mënyrë e vjetër e dënimit me vdekje).
    3. fet., vjet. I bëj kryq dikujt. I kryqëzoi ballin (kraharorin).
    4. biol. Bashkoj dy kafshë të racave a të llojeve të ndryshme për të nxjerrë një lloj të ri të përmirësuar; bëj kryqëzim racash (për kafshët) ose bimësh. Kryqëzojnë lopët (delet). Kryqëzuan bimët.
    5. vet. veta III. Takohet me një tjetër duke u nisur a duke ardhur nga një drejtim i përkundërt, e pret kryq. Kryqëzuan shikimet (vështrimet) u ndeshën shikimet e njëri-tjetrit.

      Shprehje

      • Kryqëzon (lidh) duart shih te LIDH.