Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KULLOTË

    f. sh.
    1. Vend me bar, ku çohen bagëtitë për të kullotur. Kullotë e mirë (e varfër). Kullotë delesh. Kullotë natyrore. Kullotë verore bjeshkë, mal. Kullotë dimërore vërri. Zgjerimi (përmirësimi) i kullotave.
    2. Ushqim për bagëtinë ose për shpendët. E ka kullotën të mirë. U hedh bagëtive kullotë.

      Shprehje

      • E hëngri kullotën (barin, livadhin, çairin) shih te HA.