Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KULLOT

    kal.
    1. I çoj bagëtinë ose shpendët në kullotë dhe i ruaj e kujdesem për to që të hanë mirë, të mos bëjnë dëme etj. Kullot dhitë (dhentë, misërokët).
    2. edhe jokal. vet. veta III. Ha bar a bimë të tjera në një vend që shërben si kullotë; gjen ushqimin vetë, ushqehet duke e kërkuar ushqimin andej-këtej (për bagëtinë, shpendët dhe bletët). Kullot bar (gjethe). Kullot bagëtia. Kullot bleta. Në fushë pa zot gjithë bota kullot. fj. u. Delja ku kullot, atje lë leshin. fj.u.
    3. fig. bised. iron. I jap dikujt të hajë e ushqej. E ka kullotur i ati tërë jetën.
    4. jokal. fig. bised. mospërf. Bredh, sillem andej-këtej. Ku ka kullotur sot tërë ditën?

      Shprehje

      • I kullot mendja (gjetkë) i vete mendja gjetkë ose larg, nuk e ka mendjen këtu, mendon për shumë gjëra të tjera. Ku të kullot mendja?! ku e ke mendjen, ku të fluturon mendja, pse s'e ke mendjen këtu?! Kullot retë shih te RE,~JA I. Kullot sytë rri në një vend dhe kalon kohën ose kënaqet duke parë pamje të ndryshme a njerëz që i kalojnë para syve, shikon rreth e rrotull për kënaqësinë e vet. I kullot hunda lart iron. shih te HUND/Ë,~A. S'e lë hunda të kullotë (të hajë) bar tall. shih te HUND/Ë,~A. Ti zot, unë zot, po gomarin kush e kullot? shih te GOMAR,~I.