Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RE

    If. muz.
    1. Nota e dytë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë.
    IIf. sh.
    1. Grumbull avujsh uji, që rrinë pezull lart në qiell: re të bardha (të zeza, të dendura); re shiu (bore); qiell me (pa) re; gjer te retë shumë lart; një re shi pak shi; u mbush (u vesh) me re (qielli); u shpërndanë retë.
    2. Shtëllungë e madhe grimcash të imëta që enden në ajër, grumbull i dendur i diçkaje që ngrihet e që lëviz në ajër: re tymi (pluhuri); një re mushkonjash (karkalecash, zogjsh).
    3. fig. Diçka e zymtë që paralajmëron një të keqe etj.: re dyshimesh.

      Shprehje

      • U bë re u zhduk, u bë tym; u bë re e hodhi shi u inatos e bëri shamatë; ha re është shumë i zoti; (iku, kaloi, erdhi) si reja me breshër (me furtunë) (iku, kaloi, erdhi) me shpejtësi të madhe; kullot retë shikon si i hutuar, nuk e ka mendjen aty; përpin retë është trim me fletë; pinin retë ishin shumë të shpejtë e të zotë (për trimat, për kuajt); (është) re me breshër (për një njeri) (është) zemërak; është i hidhur; / është trim i madh.
    IIIf. sh.
    1. E re1,2.
    IVf. sh.
    1. (Të) 1. vajzë e re: të rinj e të reja; mbledhje me të rejat. 2. nusja e djalit (kundrejt prindërve të djalit): vjehrra me të renë; i bërtet së bijës ta dëgjojë e reja (fj. u.) i bie pragut të dëgjojë dera.
    Vf. sh.
    1. (Të) 1. kryes. sh. lajm më i ri; ngjarjet, arritjet, zbulimet etj. më të fundit: të rejat e ditës (e shkencës). 2. nj. diçka e re dhe përparimtare; kund. e vjetra: lufta e së resë me të vjetrën. 3. risi.
    VImb.
    1. Edhe si em. 1. që është në moshën e djalërisë a të vajzërisë; kund. i vjetër; plak: djalë i ri; vajzë e re; brezi i ri; në moshë të re; të rinjtë e të rejat; i riu si veriu (fj. u.); skuadra e të rejave. 2. që ka mbirë a që ka lindur para pak kohësh; kund. i vjetër: bimë e re; lopë e re. 3. i krijuar, i prodhuar, i ndërtuar a i zbuluar para pak kohësh ose për herë të parë; që është bërë tani shpejt; kund. i vjetër: bari i ri; buka e re; qytet i ri; të dhëna (lajme) të reja. 4. i papërdorur (për një petk, për enë etj.): këpucë (rroba) të reja. 5. që vjen pas një tjetri, që i zë vendin një tjetri a që e ndryshon këtë; kund. i vjetër: monedhë e re; botim i ri; sipas urdhëresës së re; gjak i ri grup njerëzish që pranohen rishtas në një organizatë. 6. që është fillestar në një punë a në një veprimtari; kund. i vjetër: mësues (mjek) i ri; të rinjve u falet. 7. edhe fig., që e njohim prej pak kohësh; i kohëve të fundit; i kohës sonë; kund. i vjetër: mik i ri; miqësi e re; pikëpamje (rrugë) e re; kolonialistët e rinj. 8. i erës sonë; i periudhës pas mesjetës; kund. i vjetër: historia e re; epoka e re (hist.); para erës së re (hist.); kalendari i ri kalendari që zbatohet qysh nga shek. XVI, kur fillon numërimi i viteve sipas mënyrës që përdoret sot.
    VIIpalak.
    1. Fjalëz e ngurosur që përdoret vetëm në togfjalëshin vë re. 1. ma zë syri; e shoh; vëzhgoj. 2. nis ta shoh a ta kuptoj diçka që nuk e kisha parë a nuk e kisha kuptuar më parë. 3. shoh a dëgjoj me kujdes, i vë mendjen. 4. kujdesem për dikë a për diçka. 5. moh. nuk më bën përshtypje, nuk e ndiej.

      Shprehje

      • E vë re i kushtoj vëmendje; i kushtoj vëmendje më tepër nga sa duhet, e shoh me shumë imtësi; mos ia vër re mos të të vijë keq për atë që thotë ose që bën, bëj sikur nuk e ke parë a sikur nuk e ke dëgjuar; lëre të kalojë; pa u vënë re pa rënë në sy, pa tërhequr vëmendjen; vini re! thirrje që përdoret për të tërhequr vëmendjen, për të pasur kujdes etj.