Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RI

    Ias.
    1. Rini; kund. pleqëri: që në të ri; e gëzofsh të ritë! (ur.).
    IImb.
    1. Edhe si em. 1. që është në moshën e djalërisë a të vajzërisë; kund. i vjetër; plak: djalë i ri; vajzë e re; brezi i ri; në moshë të re; të rinjtë e të rejat; i riu si veriu (fj. u.); skuadra e të rejave. 2. që ka mbirë a që ka lindur para pak kohësh; kund. i vjetër: bimë e re; lopë e re. 3. i krijuar, i prodhuar, i ndërtuar a i zbuluar para pak kohësh ose për herë të parë; që është bërë tani shpejt; kund. i vjetër: bari i ri; buka e re; qytet i ri; të dhëna (lajme) të reja. 4. i papërdorur (për një petk, për enë etj.): këpucë (rroba) të reja. 5. që vjen pas një tjetri, që i zë vendin një tjetri a që e ndryshon këtë; kund. i vjetër: monedhë e re; botim i ri; sipas urdhëresës së re; gjak i ri grup njerëzish që pranohen rishtas në një organizatë. 6. që është fillestar në një punë a në një veprimtari; kund. i vjetër: mësues (mjek) i ri; të rinjve u falet. 7. edhe fig., që e njohim prej pak kohësh; i kohëve të fundit; i kohës sonë; kund. i vjetër: mik i ri; miqësi e re; pikëpamje (rrugë) e re; kolonialistët e rinj. 8. i erës sonë; i periudhës pas mesjetës; kund. i vjetër: historia e re; epoka e re (hist.); para erës së re (hist.); kalendari i ri kalendari që zbatohet qysh nga shek. XVI, kur fillon numërimi i viteve sipas mënyrës që përdoret sot.
    IIIRI-fjalëform.
    1. Parashtesë që përdoret për të formuar kryesisht folje me kuptimin e përsëritjes së një veprimi a të një gjendjeje ose të nisjes nga e para (p.sh. riaktivizoj, rifitoj, ripohoj, rikujtoj, rishkruaj, riorganizoj etj.).