KUSHTETUES
mb.
- Që shpallet me kushtetutë, që e përmban kushtetuta; që është në përputhje me kushtetutën, që bazohet në kushtetutën. E drejta kushtetuese. Garanci kushtetuese. Shtet kushtetues. Monarki kushtetuese regjim shtetëror, ku pushteti i monarkut është i kufizuar nga kushtetuta.
- Që miraton kushtetutën e një vendi; ligjvënës. Asambleja Kushtetuese. Kuvendi Kushtetues. Kongresi kushtetues kongres që miraton normat themelore për krijimin e një organizate, partie a shoqate.