Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUSHTETUTË

    f. sh.
    1. Ligji themelor i një shteti, që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqëror të tij, sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore, organizimin e mbrojtjes së vendit e të forcave të armatosura, të gjykatave e të prokurorisë si edhe të drejtat e detyrat themelore të shtetasve. Kushtetuta e re. Kushtetutë borgjeze. Shpallja e kushtetutës. Miratimi i kushtetutës.