LARASKË
f. sh. zool.
- Shpend i ngjashëm me sorrën, me pendë të përhime e të bardha, me bisht të gjatë e me krahë të shkurtër, që rron në fusha, në pyje e në qendra të banuara; grizhël.
- fig. shar. Vajzë a grua jo e hijshme, me trup të dobët e të thatë, llafazane e grindavece.
Shprehje
- Për bishtin e laraskës (për ballë të laraskës) shih te BISHT,~I. S’ka mbetur laraskë pa bisht fj.u. nuk mbetet njeri pa u rregulluar (i thuhet dikujt që duhet a përgatitet të martohet). Zihen (grinden) për të bardhat e laraskës shih te BARDH/Ë,~A (e). E ka sjellë laraska iron. nuk dihet se kush e ka sjellë (një send a një lajm).